FOTO/ Ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet krah Ilir Metës në presidencë, ja ceremonia që i bëri bashkë









Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me dekoratën “Nderi i Kombit” studiuesin dhe publicistin Ndriçim Kulla

WhatsApp Image 2022-04-01 at 4.29.22 PM (1)

Në ceremoni përveç të tjerëve ishte i ftuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij Meta deklaroi se nderimin për Kullën është vlerësim ndaj kontributit të një intelektuali që përbën shembull unik në krijimin e vlerave të mëdha kulturore dhe shkencore me rëndësi kombëtare.

WhatsApp Image 2022-04-01 at 4.29.25 PM

“Jam shumë i gëzuar të jemi sot së bashkë në këtë ceremoni për të vlerësuar një intelektual të mirënjohur zotin Ndriçim Kulla, një ndër  personalitetet aktualë më të spikatur të kulturës dhe botimit të letrave shqipe.

Nderimi për studiuesin, publicistin dhe botuesin Ndriçim Kulla është vlerësim ndaj kontributit të një intelektuali, i cili përbën shembull unik në krijimin e vlerave të mëdha kulturore e shkencore me rëndësi kombëtare. Ardhja e demokracisë në Shqipëri do të përbënte një moment kthese edhe për të ardhmen e tij duke realizuar shkollimin dhe objektivat që kishte ëndërruar.

Përmes një angazhimi pune dhe përpjekje titanike, ai ia doli të çlironte energji krijuese dhe aftësi të jashtëzakonshme, duke u prezantuar si një personalitet i vlerësuar publikisht,  si autor dhe krijues me profil të qartë dhe origjinal në botimet tona shqiptare”, tha Meta ndër të tjera.

Kreu i Shtetit u shpreh se Kulla është modeli i një intelektuali që jeton i shqetësuar dhe i angazhuar me aktualitetin e problematikat e vendit dhe shoqërisë së tij.

“Ndriçim Kulla është model i një intelektuali që jeton i shqetësuar dhe i angazhuar me aktualitetin e problematikat e vendit dhe shoqërisë së tij. Ai është aktiv në shtypin e përditshëm me opinionet e tij të kulturuara, duke lëvruar një gazetari të stilit iluminist dhe kulturor.

Ndriçim Kulla ka organizuar në bashkëpunim me institucionet e larta akademike dhe arsimore në vend konferenca shkencore mbarëkombëtare  mbi trashëgiminë tonë. Për aktivitetin dhe krijimtarinë ai,  është vlerësuar edhe në të kaluarën me çmime të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe mban prej një dekade Titullin ’Mjeshtër i Madh’.

Para 30 viteve Ndriçim Kulla mund të zgjidhte një jetë më të lehtë dhe të begatshme nga pikëpamja materiale për veten dhe familjen e tij.  Por përkundrejt komoditetit, ai ndoqi një kauzë me shumë privime materiale, por me një kontribut cilësor në kulturën kombëtare”, tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.