Shqipëria do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për sfidën e madhe ndaj Polonisë që është vendimtare për një vend në fazën ‘’play-off’’ të Botërorit.
Në radhët e polakëve, është dhe portieri i Juventusit, Vojçek Shezni i cili mbrëmjen e sotme do të jetë përballë djemve tanë kuqezi. Bardhezinjtë nuk kanë nguruar të mbështesin lojtarin e tyre duke i dedikuar një postim në rrjetet sociale.
‘’Fushata e Sheznit me Poloninë për Botërorin ‘’Katar 2022’’ vazhdon sot në mbrëmje me sfidën ndaj Shqipërisë’’, shkruan Juventus duke i kujtuar tifozëve të mbështesin lojtarin e tyre. Në sfidën e parë, Sokol Cikalleshi mposhti Sheznin me një silurë dhe mbrëmjen e sotme shpresojmë që gardiani polak të mos jetë në mbrëmjen e tij më të mirë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al