FOTO/ Ka qenë e lidhur me ish-sulmuesin e Liverpulit, modelja e njohur çmend fansat me pozat e fundit






Modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Zhordan Dun është duke shijuar pushimet në Xhamajka ku nuk kanë munguar as pozat provokuese për fansat e saj. 

Supermodelja ka mahnitur me format e saj teksa mbante veshur një palë bikini të vogla në formë trekëndëshi, ngjyrë kafe të errët teksa po shëtiset në ishull. Dun ka ndarë edhe në rrjetet e saj sociale me ndjekësit, fragmente nga pushimet në vendin tropikal.

Ajo njihet tashmë për format perfekte që ka, të cilat i nxjerr në pah edhe në pasarela apo fushata promovuese për “Victoria’s Secret”, por së fundmi ajo tregoi trupin e saj në një mënyrë pak më ndryshe, duke luajtur dhe qeshur me miqtë e saj.

Të dielën ajo ka ngritur edhe më shumë temeraturat në Xhamajkë. Ajo ishte e veshur me një palë bikini që i tregonin më së miri gjoksin e saj dhe barkun e tonifikuar dhe një fund me vija shumëngjyrëshe të çarë anash.

Flokët e saj të gjata i kishte kapur gërsheta teksa mbante edhe syze dielli me sipër kokës.

Të enjten, Dun ndau një pasqyrë të pushimeve të saj përrallore në Xhamajka teksa postoi një video dhe disa foto në Story-n e saj në Instagram. 31-vjeçarja se po shijonte kohën e saj në parajsë, teksa mbante një pije duke notuar në ujërat e qeta të Karaibeve. Ajo kishte veshur një bikini me ngjyra të dyfishta që i lanë pak vend imagjinatës së 3.1 milionë ndjekësve të saj të rrjetit social.

Krahas karrierës së saj si modele, 31-vjeçarja ka bërë të ditur se po kërkon të nisë një karrierë si aktore. Ajo foli për planet e saj të ardhshme gjatë një interviste për “Harper’s Bazaar”, ku u shpreh se ka filluar të fokusohet në ambiciet e saj pas fillimit të pandemisë globale.

“Para mbylljes, vendosa të gjeja kohë për t’u fokusuar në aktrim. Kur ndodhi bllokimi, u ndje si koha perfekte për t’iu kushtuar atij, “tha ajo.

Për ata që nuk e dinë, bukuroshja ka qenë e lidhur me ish-sulmuesin e Liverpulit, Daniel Starrixh në vitin 2014, lidhje kjo që bëri bujë në ato kohë nëpër media.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com