FOTO/ “Kosova është Serbi”, Shaqiri provokohet nga tifozët e Sparta Pragës








Lioni arriti një fitore të madhe me përmbysje mbrëmjen e djeshme përballë rivalët të Sparta Pragës në sfidën e luajtur për Ligën e Europës.

shaqiri

Skuadra çeke ishte në avantazh të dyfishtë pas 20 minutash lojë, por francezët përmbysën gjithçka duke triumfuar në fund me rezultatin 3-4. Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri luajti për 75 minuta në këtë takim, por pa arritur të lërë gjurmë.

Por një episod i ndodhur jashtë fushë ka tërhequr vëmendjen e kamerave. Në minutën e 59-të të takimit, kamera fokuson një lojtar të Sparta Pragës, por pas tij shikohet një tufë tifozësh që mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin ‘’Kosova është Serbi’’.

pankarta

Një veprim aspak i hijshëm nga ana e tifozëve që kanë tentuar të provokojnë Shaqirin, i cili pak javë më parë u bë protagonist ku një tifoz i veshi një xhaketë ku shkruhej ‘’UÇK’’. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke marrë reagime të shumta të cilët e konsideruan diçka të ulët provokimin ndaj Shaqirit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *