FOTO/ Lautaro i dërgon mesazh të fortë Inzagit, fillon stërvitjen me skuadrën e vendlindjes








Lautaro Martinez kaloi një sezon mjaft të mirë me Interin ku arriti të shpallej duke qenë një ndër protagonistët kryesorë të ekipit së bashku me shokun e sulmit Romelu Lukaku.

luto

Sulmuesi kurorëzoi sezonin fantastike duke triumfuar dhe në ‘’Copa America’’ me Argjentinën duke fituar kështu 2 trofe të rëndësishëm brenda sezonit. Lautaro momentalisht ndodhet në Argjentinë duke kaluar disa ditë relaksi dhe shumë shpejtë pritet të udhëtojë për në Milano dhe t’i bashkohet zikaltërve së bashku me trajnerin e ri Simone Inzagi të cilët kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

lauto

Por, sulmuesi argjentinas duket më i motivuar se kurrë dhe është fotografuar duke u stërvitur me skuadrën argjentinase Liniers, e cila përfaqëson qytetin e Bahia Blanca që është njëkohësisht dhe vendlindja e Lautaros. 23-vjeçari shikohet mjaft i përqendruar dhe nuk kërkon të humbasë kohë për tu përgatitur për sezonin e ri pasi do të jetë një vit i gjatë.

lautaro

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *