FOTO/ Mbreti Charles III pret në takim ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe! Uran Ferizi: E ftova të vizitojë vendin tonë! Shprehu interes për Butrintin dhe Alpet































Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi u prit në një takim “Buckingham Palace” nga Mbreti Charles III për të dorëzuar kredencialet e emërimit të tij si përfaqësues diplomatik i Republikës së Shqipërisë.

uran ferizi

Gjatë takimit, Mbreti Charles III vlerësoi ambasadorin Ferizi për arritjet akademike, ndërsa shprehu kuriozitet dhe interes për të vizituar Shqipërinë, veçanërisht qytetin e lashtë të Butrintit dhe Alpet e Shqipërisë.

“I thashë mbretit që përfaqësoja Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani, ku plot nga ata janë po aq të suksesshëm, në mos më shumë. I thashë se jemi një popull krenar, dhe aleat besnik i Britanisë. I përcolla dëshirën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që ai të vizitojë Shqipërinë. U tregua shumë entuziast, sidomos për të vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare.  Dhe dhurata, e katër llojeve të mjaltit të Malësisë i pëlqeu shumë, sidomos atij të gështenjës” tha ambasadori Ferizi në një prononcim të shkurtër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts