FOTO- Me fanellën e ‘Juves’ dhe në dorë misër të pjekur/ Ja momentet pikante të kryeministrit Rama në rrugët e Shkupit








Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Forumit Ekonomik me sesionin “Ballkani i Bashkuar”.

rama juve miser

Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto nga takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup. Në facebook, ai ka shkëputur disa nga momentet pikante në rrugët e Shkupit, ku prezent ishin kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në foto, kryeministri shqiptar duket teksa mban në dorë një misër të pjekur, ndërsa në një moment tjetër fanellën e “Juves”.

rama juve edi rama

Me herët edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiç.

rama vucic zaev

Me tej, Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të kenë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

Ndërkohë nga ana e tij, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se gjatë Forumit Ekonomik do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal që do të mbahet për herë të parë në Shkup.

“Shikimi ynë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për zhvillim dhe rritje ekonomike dhe mirëqenie për popujt tanë”, shprehet Zaev në një postim në Facebook.

zaev

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *