FOTO/ Më në fund ka qetësi për Mesin, rikuperohet në kohë për sfidën në Champions ndaj Sitit





Më në fund një lajm i mirë për Lionel Mesin. Ylli argjentinas ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

mesi

34-vjeçari mungoi në dy sfidat e PSG-së në kampionat si pasojë e një dëmtimi gju, por problemi si duket është hedhur pas krahëve dhe Mesi pritet të jetë gati për në Ligën e Kampionëve.

Parisienët do të kenë një sfidë mjaft të vështirë mbrëmjen e nesërme aty ku do të presin në ‘Park D’Princ’ rivalët e Mançester Sitit. Ndërkohë në stërvitje ishin të pranishëm dhe Nejmar  e Mbape, teksa mungon Serxho Ramos që nuk ka debutuar ende me fanellën e parisienëve.

Një lajm i mirë ky për trajneri Poçetino i cili gjen yllin e skuadrës për kompeticionin më të rëndësishëm europian, aty ku Mesi ka vendosur jo pak rekorde.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *