Foto/ Merr flakë rezidenca luksoze e çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z

Një rezidencë në Nju Orlins, që besohet se i përket çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z, është përfshirë nga flakët. Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Orlins tha se ata kishin marrë një raport të një personi të dyshimtë pranë rezidencës në kohën kur zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 pasdite të enjten në mbrëmje.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit, ndërtesa historike ka qenë e lirë për ca kohë megjithëse ka shërbime komunale.

Çifti i famshëm thuhet se e kanë blerë shtëpinë në 2015, prej 2 milionë dollarë e cila menaxhohet nga nëna e këngëtares, Tina Knowles.

Fire
Fire

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *