FOTO/ Momenti kur ushtarët ukrainas hedhin në erë tanket ruse me sistemet raketor “Stugna-P”

Ky është momenti dramatik kur ushtarë ukrainas hedhin në erë tanket ruse duke përdorur raketa të drejtuara me lazer dhe Javelins.
Pamjet tregojnë një shpërthim masiv, ndërkohë që një ushtar shpëton mrekullisht. Ndërkohë, një grup operatorësh ukrainas dëgjohen duke brohoritur në sfond.

Videoja është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës së bashku me një deklaratë ku thuhej se sistemet e armëve të përdorura ishin sistemet raketore antitank PTRK “Stugna-P”. Stugna-P është një sistem raketor antitank i gjeneratës së dytë, i drejtuar nga lazeri ukrainas, i zhvilluar nga byroja e projektimit në Kiev, Luch.

Zakonisht Stugna-P lëshojnë raketa të kalibrit 130 milimetra dhe mund të operohen me telekomandë nga një distancë deri në 50 metra. Pamjet tregojnë ekranin e operatorëve teksa ata qëllojnë paksa jashtë objektivit në fillim, por me raketën që përfundimisht godet objektivin e saj, shkruan The Sun.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se “pushtuesit rusë nuk do të fshihen askund”, duke shtuar se “mjeshtrit e zanatit të tyre “punojnë” me distanca të gjata”.
Ata nënshkruan me sloganin tashmë të famshëm “Slava Ukraini!”, “Lavdi Ukrainës!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.