FOTO/ Nga basketbollistët që pinë “Vodka”, tek shteti me 63 mijë banorë që fitoi medalje ari. Çuditë e Lojërave Olimpike








Përveç pjesës sportive me rekorde dhe gara mjaft të bukura, në Lojërat Olimpike nuk mungojnë as skandalet. Në shënjestër ka përfunduar basketbollistja spanjolle, Kristina Ouvina, së bashku me një pjesë të basketbollistëve të Sllovenisë.

pjimage - 2021-07-28T201927.541

30-vjeçarja është parë në një dhomë me disa lojtarë të sllovenë, mes tyre edhe “ylli” Luka Donçic, teksa shfaqen duke luajtur “poker”, si dhe festojnë me pije alkoolike dhe pa maska, duke shkelur kështu protokollet e rrepta anti-COVID të Fshatit Olimpik. Në pamjet që vetë lojtarja kishte publikuar në rrjetet sociale, lojtarët shfaqeshin gjysmë të zhveshur. Pas kësaj, lojtarja kërkoi falje, por polemikat ishin të shumta. Siç dihet për shkak të masave anti-COVID olimpistëve u ndalohet që të grumbullohen dhe të kalojë kohën e lirë pa i respektuar masat e sigurisë shëndetësore.

kristinia

BERMUDA, SHTETI MË I VOGËL QË FITON MEDALJE ARI

Dita e katërt e “Tokio 2020” regjistroi një rezultat vërtet historik. Me një popullsi prej vetëm 63 mijë banorësh, Bermuda u bë shteti apo territori më i vogël që ka fituar një medalje të artë në historinë e Lojërave Olimpike. Medaljen e fitoi Flora Dafi. Atletja 33- vjeçare triumfoi në triatlon, duke lënë pas britaniken Xhorxhia Tejlor-Braun dhe amerikanen Kait Zafers.

bm

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *