U zhvillua paraditen e sotme seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Disa prej deputetëve u shfaqën me një look të ri, ku bie në sy nënkryetarja e PD-së Grida Duma.
Në këto foto të LSA, deputetja e qarkut të Tiranës shfaqet ndryshe, me një kostum blu dhe syze të një modeli të veçantë.
Sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi zgjodhi si rrallë herë që të shkonte në Kuvend me biçikletë dhe jo me makinë. Tërheqin po ashtu vëmendjen Deputetja e PS në Qarkun Dibër, Aurora Mara, deputetja e PD-së në Durrës Andia Ulliri.
Fokusit të fotografëve nuk u shpëton as Saimir Korreshi, deputeti i PD-së në qarkun Lushnjë, që shkriu gazit Parlamentin gjatë seancës së kaluar.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al