FOTO/ Nga shtyrja e Guardiolës, hedhja e shiritit të kapitenit dhe deri te thyerja e telefonit të tifozit. Ja shenjat e nervozizmit të Ronaldos ndër vite









Kristiano Ronaldo është njëri prej atyre lojtarëve që nervozizmin e tij e shpreh vetëm në fushën e lojës dhe rrallë herë e kalon atë jashtë saj, por në ato disa herë, duket se vëmendja e mediave shkon menjëherë drejt portugezit.

ronaldo (2)

Një prej të parave ishte në vitin 2010, kur Barcelona masakroi Realin e Madridit me shifrat 5-0. Në këtë takim Ronaldo shtyu me duar trajnerin katalanas, Pep Guardiola, gjë që solli një nervozizëm të lartë në fushën e lojës midis futbollistëve të dyjave skuadrave.
ronaldo guardiola

Në 2015, në takimin midis Realit dhe Kordobas, portugezi goditi në fytyrë lojtarin kundërshtar, Hose Angel Krespo dhe për këtë u ndëshkua me karton të kuq.

1

Në 2017, sërish në një sfidë me Barcelonën, kësaj here në “Super Kupë”, Ronaldo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim. Portugezi protestoi ndaj gjyqtarit të takimit dhe e shtyu më pas me dorë, gjë që solli një dënim për të prej 5 ndeshjesh.

3

Në vitin 2018, në sfidën e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve, Ronaldo kapi nga koka futbollistin e Valencias, Murijon, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe pasi la fushën e lojës, sytë e tij u mbushën me lot.

6

65

Po në atë sezon, përballë Atletikos së Madridit, portugezi bëri një kthesë fantastike përballë spanjollëve, duke i shënuar një tre-golësh dhe më pas bëri një gjest ndaj Simeones, që ky i fundit e kishte bërë në ndeshjen e parë.

ronaldo juventus

Në vitin 2021, Ronaldo shënoi një gol në minutën e fundit përballë Serbisë, por gjyqtari nuk e quajti pasi mendoi se topi nuk e kaloi vijën fatale të plotë. Pas kësaj 37-vjeçari hoqi shiritin e kapitenit dhe e hodhi në tokë nga nervat.

ronaldo portugali

Më e fundit është ajo në sfidën e fundit me Everton në kampionat, ku Ronaldo mori celularin e një tifozi që po i bënte video dhe e theu në tokë, duke kërkuar më pas falje për veprimin që bëri.

ronaldo

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.