
Njerëz që tentojnë të ikin, ndërsa në sy iu lexohet frika. Këto janë pamjet që vijnë nga Kievi i Ukrainës, atje ku nisi edhe sulmi i parë me raketa nga ana e Rusisë.
Pak më shumë se dy orë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aksionin ushtarak, shkruan BBC.
Dhe fill pas kësaj deklarate, shumë njerëz në Kiev kanë nxituar në stacionet e metrosë për t’u strehuar. Të tjerë kanë hipur në autobusë për t’u larguar nga qyteti dhe ka radhë makinash që përpiqen të dalin.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al