FOTO/ Njofton për testet dhe shfaq gishtin e mesit, Ibra i shtang të gjithë






Ditën e nesërme, skuadra e Milanit do të luajë ndeshjen e sezonit ndaj Atalantës, dhe kuqezinjtë kanë në dorë fatin e tyre të rikthehen të luaj në Ligën e Kampionëve pas 7 sezonesh.

IBRA

Kuqezinjve u duhet të bëjnë pa yllin e skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç ditën e nesërme pas një dëmtimi që e la dhe jashtë kampionatit europian shtatlartin suedez.

Por Ibra nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka menduar tu përgjigjet kritikëve me një foto e cila ka bërë xhiron e rrjetit.

Në një postim në ‘’Instagram’’, Ibra ka postuar foton e një grafie dore duke u treguar gishtin e mesit kritikëve të tij.

189654311_511295050056778_3855281859427166968_n

‘’Rezultatet e skanerit të dorës sot’’, shkruan sulmuesi suedez në foton e cila ka bërë xhiron e rrjetit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *