FOTO/ Nuk ndryshon kurrë, Murinjo i hedh “kunj” arbitrit me postimin e fundit: Koha e… picave









Roma arriti të barazonte në minutat e fundit në sfidën përballë Napolit, që u mbyll me shifrat 1-1.

murinjo

Gjithsesi duket se Murinjos nuk i ka lënë shije të mirë gjykimi i arbitrit dhe këtë e tregoi me anë të gjesteve që portugezi bëri në fushë.

Me anë të një postimi në Instagram, Murinjo publikon një foto nga kontakti që portieri i Napolit, Meret, pati me mesfushorin e Romës, Zaniolo, por që gjyqtari nuk e akordoi si një 11-metërsh.

napoli roma

“I lumtur që luajta në stadiumin Maradona, shumë krenar për lojtarët dhe skuadrën… çfarë familje… falje për tifozët që nuk u lejuan të vinin sot. Tani stërvitje dhe koha e picave”, ishin fjalët e teknikut portugez.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.