FOTO/ Partizani rrëmben armët para derbit, ja si përgatiten të kuqtë për Tiranën








Partizani rrëmben armët para derbit, me kuptimin e plotë të fjalës. Për fat, vetëm armë të cilat qëllojnë me plumba me bojë dhe si qëllim kanë argëtimin dhe çtensionimin e situatës në një moment kur të kuqve iu duhet qetësi para një derbi të rëndësishëm pas një starti jo edhe aq pozitiv të kampionatit.

Partizani stervitje

Të kuqtë i janë drejtuar sot një prej qendrave të kryeqytetit që ofrojnë mundësinë e sfidave me “paintball” si argëtim para një dueli që padyshim mbart tension në vete. Një “stërvitje” me armë në dorë që ka zgjatur për rreth një orë e gjysmë e ku të pranishëm nuk kanë qenë vetëm lojtarët, por edhe stafi dhe drejtori i klubit, Olsi Rama.

herald marku

Një mënyrë origjinale për të përgatitur ndeshjen e të hënës, ku në lojë këtë herë mund të jetë më shumë se prestigji në garën brenda qytetit, pasi rezultatet deri tani nuk kanë justifikuar pritshmërinë për të kuqtë.

;;l;l; lllll ;l;l l; l;l;l; kl;kl;l;;; kl;kl;

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *