FOTO/ Presidenti i Francës heq kostumin e zyrtarit dhe zbret në fushën e lojës. Ja motivi








Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka vendosur të heqë kostumin e zyrtarit dhe të zbresë në fushën e blertë për një sfidë bamirësie.

makron 3

Makron së bashku me Arsen Venger dhe ish futbollistët Marsel Dezali dhe Kristian Karembe morën pjesë në një ndeshje bamirësie për fondacionin e spitaleve të Parisit dhe Francës. Presidentit mbajti numrin 3 mbi shpinë ndërsa pamjet e Makron në fushën e lojës kanë bërë xhiron e botës.

makron 1

Sipas raporteve të ndeshjes, Makron realizoi dhe një gol me penallti duke gënjyer portierin i cili u hodh totalisht në krahun tjetër. Një rast i rrallë ky që tregon thjeshtësinë e kreut të një shteti të madh siç është Franca i cili nuk nguron të argëtojë qytetarët me qëllime përfituese për vendin e tij.

makron

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *