FOTO/ Punonjësja e azilit i jep fund jetës, u detyrua të lante trupat e vdekur të të moshuarve gjatë pandemisë COVID19

Një punonjëse 22-vjeçare nga Aryshire i Britanisë së Madhe, e cila punonte si kujdestare në një azil për të moshuarit, ka vrarë veten pas traumës që pësoi gjatë pandemisë së Covid19.

Prindërit e saj i kanë thënë mediave se Taylor Watterson, e cila punoi gjatë gjithë pandemisë dhe i dhe fund jetës vetëm gjashtë ditë para Krishtlindjeve, mbeti ‘e traumatizuar’ pasi kishte qenë e detyruar për t’i larë trupat e pajetë të të moshuarve në qendrën “Fullarton Care Home”, në Irvine.

Ajo filloi të punonte në industrinë e kujdesit ndaj të moshuarve kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa prindërit e saj theksojnë se puna e saj kishte ndikuar shumë për keq në shëndetin e saj mendor.

Me një postim në mediat sociale, nëna e saj Lana tha: “Ajo e donte punën e saj dhe fliste me dashuri për të moshuarit që kujdesej ndërsa punonte në industri. Por, Taylor kishte humbur numërimin në numrin e trupave të vdekur të banorëve që lau gjatë pandemisë.

“Nuk mund ta besoja kur e tha. Ajo ishte thjesht një vajzë e re dhe duhej ta bënte këtë gjë rregullisht. Ta bënte këtë vazhdimisht dhe të shihte të moshuarit që të vdisnin rregullisht, ishte e vështirë për të që ta pranonte”, shtoi ajo.

Taylor u përpoq të kërkonte ndihmë duke kontaktuar me mjekun e saj të përgjithshëm përpara vdekjes dhe iu dhanë medikamente për të ndihmuar në shëndetin e saj mendor, por ajo i dha fund jetës pavarësisht gjithçkaje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *