FOTO/ Rama takon Vuçiç në Skoci, ja pyetja që ngre Presidenti i Serbisë: Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur, por pas ngjarjeve në Shkup…








Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci ku do të marrë pjesë në samitin për ndryshimin e klimës.

vucicrama.1jpg

Shefi i qeverisë shqiptare është takuar dhe ka konsumuar një kafe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe foto nga ky moment ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë kreu i shtetit të Serbisë.

Në postimin e tij bashkangjitur fotos me Ramën, Vuçiç shkruan:

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur.

A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup? Me @ediramaal në Glasgow”.

Vuçiç i referohet kështu dorëheqjes një ditë më parë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas rezultateve të dobëta në zgjedhje.

vucicrama

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *