FOTO/ Rusia vijon të “shtrijë muskujt”, nis bombardues bërthamorë në Mesdhe: Dislokimi më i madh që nga Lufta e Ftohtë

Ushtria ruse dërgoi bombardues me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë që mbanin raketa hipersonike në bazën e saj ajrore në Siri për stërvitje të mëdha në Mesdhe, në mesin e përshkallëzimit të tensioneve me Perëndimin mbi Ukrainën.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu mbërriti vete atje për të mbikëqyrur manovrat që shënojnë dislokimin më të madh të marinës ruse në Detin Mesdhe që nga Lufta e Ftohtë. Shoigu u takua me Bashar Assad për ta informuar atë në lidhje me stërvitjet dhe për të diskutuar planet mbi thellimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja në Mesdheun lindor përfshin 15 anije luftarake dhe rreth 30 avionë. Manovrat, sipas tij, kanë për qëllim përgatitjen për të “mbrojtur interesat kombëtare” dhe “për të shmangur kërcënimet ushtarake kundër Federatës Ruse”.

Bombardues Tu-22M3 me aftësi bërthamore me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë MiG-31 që mbanin raketat e fundit hipersonike Kinzhal u ulën në bazën ajrore ruse të Hemeimeem në provincën bregdetare të Latakia-së.

Ushtria thotë se Kinzhal ka një rreze veprimi deri në 2,000 kilometra dhe fluturon me 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit, çka e bën të vështirë pikasjen e saj.

Vendosja e raketave Kinzhal në Siri është interpretuar si lëvizje që synon të tregojë aftësinë e ushtrisë ruse për të kërcënuar grupin e sulmit të aeroplanmbajtëseve amerikane në Mesdhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.