FOTO/ Sërish tërmet në Napoli, panik te banorët, e kalojnë natën jashtë

foto serish termet ne napoli panik te banoret e kalojne naten jashte

Një tërmet i ri, me magnitudë 4, është regjistruar në orën 22:08 të ditës së djeshme në Napoli, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Mësohet se epiqendra ishte në kufirin midis komunës Pozzuoli dhe Agnano, një fshat i Napolit. Në mesin e njerëzve që dolën në rrugë kishte shumë frikë, ndërkohë që shumë prej tyre fjetën jashtë apo në shtëpitë e të afërmeve.

Disa banesa të vjetra kanë pësuar dëme, por pa pasoja të rënda. Ndërkohë qarkullimi hekurudhor në zonë ka rifilluar në mëngjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts