FOTO/ “Shembuj të përhershëm frymëzimi”, Presidenti Ilir Meta vlerëson 3 nga drejtuesit më të spikatur të sportit shqiptar ndër vite

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar duke dekoruar 3 nga drejtuesit më të spikatur të sportit shqiptar ndër vite. Bëhet fjalë për Mehdi Bushatin, Kristaq Miçon dhe të paharruarin Azis Tahirin.

pjimage (41)

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Presidenti Meta, i ka cilësuar 3 personalitetet e sportit shqiptar, si shembuj të përhershëm frymëzimi.

POSTIMI I ILIR METËS:

Në vlerësim të kontributit të vyer të dhënë për rritjen dhe zhvillimin cilësor të sportit shqiptar, duke ndikuar me përkushtimin, pasionin dhe lidershipin e tyre për arritjen e rezultateve të larta sportive në arenat kombëtare e ndërkombëtare, që na kanë bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë të vlerësoj tre nga drejtuesit më të spikatur të sportit shqiptar ndër vite, Mehdi Bushatin, Kristaq Miçon dhe të paharruar Azis Tahiri.

Mbështetur mbi trashëgiminë e tyre profesionale, si shembuj të përhershëm frymëzimi, të bëjmë gjithçka për zhvillimin e mëtejshëm cilësor e përfaqësimin dinjitoz të sportit shqiptar, por edhe për edukimin e brezave me vlerat më të mira sportive e qytetare, si një mundësi e shkëlqyer për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe ndaluar largimin e tyre nga Shqipëria.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *