FOTO / Sherif Kallaku te Partizani, ja si ndryshon rreshtimi i të kuqve me afrimin e fantazistit









Sherif Kallaku Ă«shtĂ« padyshim goditja e parĂ« e madhe e merkatos sĂ« janarit nĂ« futbollin shqiptar. Largimi i tij nga Teuta ishte njĂ« goditje e rĂ«ndĂ« pĂ«r durrsakĂ«t, por edhe njĂ« lĂ«vizje po aq e madhe pĂ«r Partizanin qĂ« synon qĂ« nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« edicionit tĂ« luftojĂ« pĂ«r t’iu afruar pĂ«rsĂ«ri kreut.

KALLAKU

Një afrim i cili do të ndryshojë edhe dinamikën brenda skuadrës e cila pret të mësojë se kush do të jetë trajneri i ri pas largimit të Ilri Dajës nga drejtimi i kryeqytetasve. Kallaku, në huazim nga Lokomotiva Zagreb, është pikërisht fantazisti që të kuqtë kërkonin pasi çdo lojtar tjetër që është provuar në atë rol, nuk ka pasur efektin e dëshiruar. Mala, H. Marku, Rrapaj, Murataj apo edhe Kaçe janë provuar në atë rol, por asnjëri nuk ka kënaqur plotësisht në këtë detyrë.

PAR

Kështu, me afrimin e Kallakut, pritet që ai të rreshtohet pas dyshes së sulmit që për momentin është ajo Zhunior-Cara. Ndërkohë, pas krahëve të tij pritet të rreshtohen Herald Marku, Mala dhe Rrapaj, të cilët janë emrat që duhet të mbulojnë lëvizjet e fantazistit, në mënyrë që ky i fundit të jetë i përqendruar plotësiht vetëm në fazën sulmuese.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.