FOTO / Shkëlqyen këtë fundjavë në Europë, shihni 5 futbollistët shqiptarë me notën më të lartë









Kjo fundjavë ka qenë mjaft e mirë për shumë futbollistë shqiptarë në Europë, të cilët kanë treguar vlerat e tyre duke dhuruar një lojë të mirë me skuadrat përkatëse e jo detyrimisht duke shënuar gol.

bajrami

Në përmbledhjen statistikore për futbollistët shqiptarë që ka përpiluar “SOFA SCORE” për “PANORAMA SPORT” me paraqitjet e fundjavës, bie në sy në fakt se lojtari shqiptar që ka spikatur më shuam dhe ka marrë notën më të lartë, 9,2, është Elhan Kastrati, portieri i Çitadelës në Serinë B. Falë pritjeve të tij, skuadra siguroi fitoren minimale 1-0 ndaj Alesandrias.

Në vendin e dytë është Nedim Bajrami, i cili këtë të hënë shënoi gol e dha asist në fitoren e Empolit ndaj Udinezes. Ndërsa pas krahëve të mesfushorit, në vendin e fundit në podium është një tjetër lojtar i Kombëtares, Enis Çokaj, i cili dha asist në barazimin 1-1 të Lokomotiv Zagreb.

elvis kabashi

Dejvi Bregu gjithashtu ka marrë një notë shumë të aletë për lojën dhe golin e tij me Boluspor, 8,1. Kurse ajo që bie në sy më shuam këtë javë është se në vendin e pestë me notën më të lartë të fundjavës është një futbollist i cili disa vite më parë refuzonte të luante për Shqipërinë e tashmë ëndërron të veshë fanellën e saj, mesfushori Elvis Kabashi, i cili në këtë edicion po luan me Komon në Serinë B.

PANORAMASPORT. AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *