FOTO/ Sulmuesi bullgar kërkon të bëjë “bomberin” me ish-in e Ali Soues









Rreth pesë vite më parë, Ali Soue rrëmbeu zemrat e tifozëve korçarë në epokën e artë të Skënderbeut, për të vijuar më pas karrierën sa në Bullgari e më tej në Rusi, te skuadra e Rostovit.

ALI SOUE

Por sulmuesi përveç tundjes së rrjetës, kishte një aftësi për të bërë për vete edhe modelet.

27- vjeçari nga Gambia bëri për vete bukuroshen bullgare, Gabriela Krekmanova, me të cilën pati një romancë disamujore.

Ish-misi është një nga femrat më të preferuara në vendin e saj, së cilës tashmë ia ka hedhur “grepat” një tjetër futbollist.

Kështu, Zdravko Dimitrov, sulmuesi i Levskit të Sofies, ka nisur “ofensivën” në rrjetet sociale, teksa pas çdo fotoje të Gabrielës shfaqet pëlqimi i tij.

ALI SOUE 1

Kjo gjë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave bullgare, të cilat shkruajnë se Zdravko është “i çmendur” pas ish-partneres së sulmuesit të Skënderbeut.

23-vjeçari shpreson që “sulmet” e tij jashtë fushës së blertë të kenë epilog të ndryshëm me ato brenda fushe, aty ku që prej vitit 2019 e deri më sot e ka futur topin vetëm dy herë në rrjetë.

Gabriela Krekmanova

Gabriela Krekmanova 1

Gabriela Krekmanova 2

Gabriela Krekmanova 3

Zdravko_dimitrov 1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.