FOTO/ Të maskuar dhe të armatosur “gjer në dhëmbë”, dy grabitës futen në restorantin italian dhe terrorizojnë klientët

Katër ora, përfshirë një Rolex e Tudor dhe një gjerdan ari.

Kjo është sasia e vjedhur nga disa grabitës në një restorant të Napolit. Sapo kishte rënë mbrëmja kur në një restorant, futen 2 të rinj me kallashnikov me duar.

Ata nisën t’i drejtonin armët klientëve dhe të kërkonin prej tyre gjërat me vlerë që kishin me vete. I gjithë ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Policia ndërkohë është vendosur në kërkim të 2 grabitësve, ndërsa për mediat, pronari i restorantit ka treguar se ka pasur një ulje të xhiros ditore pas ngjarjes së ndodhur.

“Ishte e tmerrshme. Persona të maskuar e të armatosur deri në dhëmbë u futën dhe desh shkaktuan masakër. Xhiro ditore më ka rënë ndjeshëm”, u shpreh pronari i restorantit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *