FOTO/ Transformimi unikal i Dubait për pak vite, dikur një qytet i vogël në mes të shkretëtirës, sot një nga qytetet më të zhvilluara të botës

Transformimi i Dubait ndodhi shumë shpejt. Në harkun kohorë të 50 viteve, qyteti në mes të shkretëtirës, është rritur nga një vend i vogël tregtar në një nga vendet më ikonike të planetit.

“Rrokaqiejt” unike si Burj Kahlifa dhe zhvillimet tepër ambicioze si Palma, janë një dëshmi e një qyteti që po zhvillohet me një shpejtësi të admirueshme dhe cilësi tepër të madhe. Dubai u bashkua me Emiratet fqinje për të formuar Emiratet e Bashkuara Arabe në Dhjetor 1971. Në atë kohë, askush nuk mund ta kishte parashikuar zhvillimin e tij.

Sidoqoftë, nafta e gjetur në rajon do të thoshte se pasuritë e paimagjinueshme ishin vendosur aty për ta shndërruar atë që kishte qenë për shekuj me radhë një cep i qetë i botës arabe, me një popullsi prej vetëm 86,000 banorë, në diçka krejt më moderne, një trillim shkencor, me pothuajse tre milion banorë. Për të hyrë në zemër të asaj se si Dubai doli nga shkretëtira për t’u bërë një qendër globale, duhet të lini pas ndërtesat e larta dhe plazhet me rërë prapa.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *