FOTO + VIDEO/ Gruaja indiane kap ‘mat’ burrin polic në dhomën e hotelit, rreh brutalisht të dashurën e tij

Një video tradhtie është vendosur në hetim nga policia indiane. Në pamjet e shfaqur, gruaja gjen burrin e saj të zhveshur në një dhomë hoteli së bashku me gruan. Kësisoj, ajo nis dhe të dhunojë të dashurën e burrit.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur Jaipur të Indisë. Në pamjet në fjalë, gruaja shihet e tërbuar kur zbulon tradhtinë e të shoqit. Agjencia Jam Press shkruan se sulmi ndodhi pas informacioneve se një burrë i martuar kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me një mësuese që punonte në Jodhpur.

Burri raportohej se ishte oficer policie me forcat e rezervave. Kur gruaja e tij nisi të dyshonte për tradhtitë dhe pritjet e gjata në telefon, ajo mori vetë situatën në dorë dhe nisi të hetonte.

Rrjedhimisht, gruaja bashkë me vëllezërit e saj arritën ta gjenin burrin në një hotel Shastrinagar në Jaipur, ku besohet se janë filmuar dhe pamjet.

VIDEO

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *