Foto- Video/ Tetë persona humbën jetën dhe 30 mbetën të plagosur pas shpërthimit në një hotel në Kubë

Mëngjesin e së premtes një hotel në Havana, Kubë është përfshirë nga një shpërthim.

Policia dhe ekipet e shpëtimit nga zjarri vijuan kërkimin nën rrënoja për të mbijetuar, ndërkohë që CNN raporton se janë të paktën tetë persona të cilët kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur.

Sipas Zyrës Presidenciale Kubane, shkaku i shpërthimit në Hotel Saratoga mund të jetë një rrjedhje gazi.

Hoteli Saratoga në Havana ka një histori të gjatë. Ndërtesa u ndërtua në fund të shekullit të 19-të dhe, në vitet 1930, ishte një nga hotelet më të rëndësishëm të qytetit.

Ndërtesa ku ndodhet Hotel Saratoga, sipas historianit Carlos Venegas, ishte projektuar për të pasur depo, shtëpi dhe ambiente pritjeje.

“Gregorio Palacios, njw tregwtar spanjoll nga Santander, ishte një nga pronarët më të pasur urbanë në Havana dhe një nga kontribuuesit më të mëdhenj në financa.Ai urdhëroi edhe ndërtimin e hotelit rreth viteve 1879-1880”, shpjegon historiani.

Në vitin 1879 ai nënshkroi kontratën për ndërtimin e ndërtesës trekatëshe.

Hotel Saratoga, i cili më parë ndodhej në rrugën Monte, u zhvendos në këtë ndërtesë në rrugën Prado rreth vitit 1933.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.