Foto virale/ Covid, infermieri spanjoll pas një viti në terapi intensive: Jam plakur shumë

Me mjekër dhe flokë të thinjur, shikim të lodhur dhe rrudhat që i bien në sy. Është ky transformimi i një infermieri spanjoll pas një viti në terapi intensive ku kujdeset për personat e sëmurë, për shkak të Covid-19. Dy foto të vënë bashkë duket sikur vijnë nga momente shumë të largëta me njëra-tjetrën, por jo, janë në një interval prej pak muajsh. Fotot janë publikuar në Twitter nga Victor Aparico, operatori shëndetësor i spitalit Gregorio Marañón në Madrid.

Në foton majtas infermieri 40 vjeçar është fotografuar gjatë një lidhjeje live me redaksinë e lajmeve të TeleCinco, në të djathtë është një selfie e realizuar disa ditë më parë. ‘Mendoj që ndryshimi i jashtëm është i dukshëm-shkruan në komentin që shoqëron foton infermieri-Nuk mund të imagjinohet ndryshimi i brendshëm’.

Gjendja e tij pasqyron atë të qindra mijëra infermierëve, që në të gjithë botën luftojnë kundër koronavirusit. Turne të stërgjatura, lodhje pafund, rrezik infektimi, për të mos folur për ata që kanë humbur jetën, ndërsa në rastin e disa prej tyre, si në rastin e Victor, efektet e stresit janë të dukshme. Fotoja është bërë virale në pak orë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *