FOTO / Xheorxhina nuk i ndahet Ançelotit, tallje epike me trajnerin e Realit pas transferimit të Ronaldos










Xheorxhina Rodriguez duket se i ka shpallur luftë të hapur Karlo Ançelotit. Partnerja e Kristiano Ronaldos ka filluar të thumbojë teknikun italian që kur ky i fundit përgënjeshtroi interesimin e madrilenëve për portugezin në rrjetet sociale.

georgina

Në të gjithë botën, lajmi i ditës ishte padyshim ai i transferimit të Ronaldos te Mançester Junajtid, që është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare. Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe nga emisioni “El Chiringuito” i cili ishte ai që dha edhe lajmin se Reali kishte tentuar kthimin e Ronaldos.

Dhe pikërisht te ky postim, pak orë pasi u zyrtarizua lajmi për kthimin e portugezit në Angli, ishte Xheorxhina ajo që bëri një tallje epike me Karlo Ançelotin. “Uroj që të mos dalë Ançeloti që të përgënjeshtrojë këtë gjithashtu”, ishte postimi i modeles poshtë lajmit zyrtar të transferimit, duke marrë pëlqime të shumta nga tifozët e duke u bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

1630085686_525984_1630085712_sumario_normal

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *