FOTO/ Ylli i Juves takon legjendën bardhezi dhe dërgon mesazhin e koduar, tifozët në delir








Paulo Dibala pritet që shumë shpejt të rinovojë kontratën me Juventusin, pasi afrimi I trajnerit të ri Maks Alegri do ta vërë sulmuesin argjentinas në qendër të projektit të bardhezinjve.

dibala

Dibala ka çuar në delir tifozët e Juventusit duke ndarë më fansat e tij në “Instagram” disa momente nga takimi me legjendën e klubit bardhezi Aleksandro Del Piero. Fotoja u bë shumë shpejt virale, ku shumë futbollistë të Juves nuk nguruan të komentonin, teksa tifozët bardhezi mendojnë se ky është një ogur i mirë për rinovimin e kontratës.

uo

Dibala para pak kohësh refuzoi të rinovonte kontratën që i skadon në verën e vitit tjetër, duke pasur pretendime të larta për rrogën, por deri në fund të muajit gusht agjenti  i tij Jorge Antun pritet të zbarkojë në Torino për të mbyllur marrëveshjen e re.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *