FOTO/ Ze Maria bëhet nostalgjik për Tiranën, shikoni postimin e ish-trajnerit dedikuar bardhebluve





Të gjithë e mbajnë mend futbollistin e njohur dhe njëkohësisht ish-trajnerin e Tiranës, Ze Maria që drejtoi bardheblutë në vitin 2017-2018.

zemaria

Ze Maria qëndroi vetëm 1 sezon në krye të bardhebluve, por ngjiti ekipin në Superiore pas rënies nga Kategoria dhe fitoi Superkupën duke mundur në finale Kukësin.

Me anë të një postimi në profilin e tij në ‘’Instagram’’, ish-futbollisti është bërë nostalgjik për kohën e kaluar te Tirana duke kujtuar çdo moment të tijin në krye të bardhebluve.

 Postimi i Ze Marias

‘’Në vitin 2017 u thirra të drejtoja @ kftirana.al, klubin më të titulluar në Shqipëri. Klubi sapo kishte rënë në divizionin e dytë shqiptar. Ata kishin një urgjencë dhe nevojë për t’u kthyer në Kategoritë e Larta. Filluam menjëherë punën me një ndeshje të Ligës së Europës në Izrael, ku humbëm, si në ndeshjen e parë ashtu edhe në ndeshjen e dytë. Disa ditë më vonë luajtëm në Superkupën e Shqipërisë kundër @fkukesialbania, një ekip i shkëlqyer, dhe fituam, 1 × 0. Ishte fillimi i një viti fantastik që ne e kurorëzuam me fitoren e kampionatit dhe, më në fund, u kthyem në Kategorinë Superiore. Të bësh këtë punë me shumë dashuri dhe përkushtim është gjithmonë një prerogativë e imja dhe stafit tim stërvitor, sepse ne kemi pasur gjithmonë shumë nga futbolli dhe më e pakta që duhet të vendosim në fushë është pasioni ynë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *