FOTO/ Zjarret në Turqi dalin jashtë kontrollit, satelitët filmojnë pamjet e dhimbshme nga hapësira

Zjarret në Turqi i kanë tejkaluar përmasat e tyre duke u dalluar qartazi edhe nga hapsira.

Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë.

K1

Deri më tani janë raportuar katër viktima, ndërsa zjarret kanë shkatërruar shtëpi e shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga fshatrat dhe nga qendrat e pushimeve.

Ndonëse dhjetëra zjarre tashmë janë nën kontroll, zjarrfikësit po e vazhdojnë luftën me flakët në 14 vende të gjashtë provincave.

K3

Në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit. Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale.

Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë.

Kryetari i qytetit Marmaris ka paralajmëruar se nuk mund ta përjashtojë mundësinë e sabotimit si shkak për një zjarr në një qendër të pushimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *