Fotografimi i votës në Rrogozhinë, thirrja e Celibashit: Mos u joshni nga partitë, rrezikoni deri në 3 vite burg

fotografimi i votes ne rrogozhine thirrja e celibashit mos u joshni nga partite rrezikoni deri ne 3 vite burg
fotografimi i votes ne rrogozhine thirrja e celibashit mos u joshni nga partite rrezikoni deri ne 3 vite burg

Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bëri thirrje të gjithë votuesve në Rrogozhinë që të mos joshen nga partitë dhe të fotografojnë votën.

Duke iu referuar një rasti të evidentuar gjatë ditës së sotme, ai tha se ata që fotografojnë votën rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Si po ecën procesi i votimit?

Procesi në përgjithësi ka shkuar mirë. Ka pasur incidente të vogla që janë normale. Krahasuar me 14 majin, procesi është duke u zhvilluar qetë. Ka pasur debate mes komisionerëve, por që nuk kanë krijuar impakt negativ. E rëndësishme të thuhet që nuk ka pasur probleme për përdorimin e pajisjes elektronike identifikuese.

Fotografimi i votës

Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit. Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts