Fotografuan shtëpinë e Erdogan, arrestohet çifti izraelit, akuzohen për spiunazh

Një çift izraelit është vendosur në telashe në Turqi, pasi kanë fotografuar rezidencën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Ata janë duke u akuzuar për spiunazh, shkruajnë mediat lokale turke.

Burime bëjnë me dije se çifti e ka fotografuar rezidencën presidenciale nga lokali ku ndodheshin, e që kishte pamje të plotë të godinës.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Izraelit, Jair Lapid, mohoi që çifti po punonte për ‘shërbimet izraelite’ të sigurisë, duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për çiftin e arrestuar.

Gazeta izraelite “Haaretz” identifikoi çiftin si Natalie dhe Mordi Oknin dhe duke iu referuar avokatit të tyre mësohet se ata kanë fotografuar nga lokali pallatin Dolmabahçe të ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *