Fotoja e babait sirian dhe djalit pa gjymtyrë përloti rrjetin, flet fotografi që e realizoi: Tregon jetën e tyre të vërtetë

Fotografi i njohur turk, Mehmet Aslan, ka fituar çmimin e “Fotografisë së Vitit”, në ceremoninë vjetore Siena International Photo Aëards 2021, me një foto të një refugjati sirian dhe djalit të tij.

Në foto shihet një baba, duke mbajtur lart djalin e tij Mustafa, që ka lindur pa gjymtyrë.

Fotoja është realizuar në provincën Hatay, në kufirin turko-sirian, e cila përshkruan një moment lumturie mes babait dhe djalit të tij. Fotografi ka treguar se fotografia tregon jetesën e vërtetë e të trazuar të njerëzve në Siri.

“Kemi qenë duke shpërndarë disa ndihma të vogla dhe aty e kam bërë këtë foto. Tregon më shumë dramën, jetën e tyre të vërtetë. Nuk ka pasur nevojë të punohet në foto, është gjendja aktuale në të cilën ndodhen këta njerëz”, tha fotografi.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *