Konflikti i fortë para zgjedhjeve për zyrat e Frymës së Re Demokratike, që çoi në përplasjen e Presidentit, Ilir Meta me efektivët e Policisë Bashkiake, duket se është shuar.
Bashkia e Tiranës ka rimarrë zyrat që ishin në përdorim nga Fryma e re Demokratike me kryetar Sali Shehun.
Policia Bashkiake ka liruar ambientet e FRD-së, duke larguar dhe orenditë dhe tryezën e kreut të FRD-së.
Ajo që ka ra në sy kësaj radhe ishte fakti se lirimi i ambienteve nuk u shoqërua me incidentet, madje as me rezistencë.
Policia ka boshatisur ambientet, madje ka qëndruar në gatishmëri për të shmangur konflikte të reja të mundshme.
Partia e Sali Shehut në këto zgjedhje nuk arriti të sigurojë asnjë mandat deputeti, edhe pse ishte pjesë e listave të Partisë Demokratike.
SI LINDI KONFLIKTI
Në datë 12 Mars të vitit 2021, rreth një muaj para ditës së zgjedhjeve Bashkia e Tiranës kërkoi që FRD të lironte godinën për shkak se ajo do t’i nënshtrohen rikonstruktimit, ndërkohë që kontrata e përdorimit të saj kishte përfunduar.
Ambientet e FRD u rrethuan nga Policia Bashkiake, duke penguar që kreu i FRD dhe anëtarët e saj të futen në këto ambiente.
Në ndihmë të FRD ka ardhur kreu i shtetit, Ilir Meta i cili është konfliktuar me efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët pengonin drejtuesit e partisë së opozitës që të ushtronin aktivitetin e tyre.
SHIKO VIDEON E PERPLASJES
FOTOT NGA LIRIMI I AMBIENTEVE TE FRD DITEN E SOTME
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al