FOTOLAJM/ “Bojkotuan” mbledhjen e Grupit, deputetja e PD ndalon me makinë te ura e Lanës, jo në selinë e blu! (EMRAT)






Orjola-Pampuri-selia e PD-1-1-1Mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të PD-së, ku i pranishëm ishte dhe Sali Berisha u shoqërua me debate, me kreun e grupit, Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që Lulzim Basha dhe disa prej përkrahësve të tij nuk kanë marrë pjesë.

Fotoreporteri i Panorama.al, Erdi Mara ka fiksuar momentin teksa deputetja e PD-së, Orjola Pampuri së bashku me kolegen, Lindita Metalia kanë ndaluar me automjetin e tyre disa metra poshtë selisë blu, ndërkohë që janë ndarë në qëndrime.

Orjola-Pampuri-selia e PD

Mësohet se Orjola Pampuri ka ndaluar te ura e Lanës dhe ka shkuar drejt seancës së Kuvendit, ndërkohë që Lindita Metalia i është bashkuar mbledhjes së Grupit të PD-së në selinë blu.

Gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume konfirmoi se në mbledhje munguan veç Bashës, edhe Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka.

Edhe pse mbledhja u shoqërua me debate, Grupi i Pd do të mblidhet sërish sot pas seancës plenare.

Orjola-Pampuri-selia e PD-1

Munguan në mbledhjen e PD

Lulzim Basha

Alfred Rushaj

Grida Duma

Agron Gjekmarkaj

Orjola Pampuri

Kreshnik Çollaku

Flutura Açka

Orjola-Pampuri-selia e PD-1-1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *