FOTOLAJM/ Boris Johnson merr pushimet, me “mini-kopjen” e tij Wilf në krah nisen për të ndërtuar shtëpinë në pemë me vlerë 150 mijë paundë

Boris Johnson është larguar për herë të fundit me pushime nga Downing Street para se të dorëzojë në fillim të shtatorit detyrën te pasardhësi i tij si kryeministër por edhe në krye të Konservatorëve.

Ai është fotografuar me djalin e tij Wilfred që është “kopja e tij e vogël” për shkak të flokëve të ngjashme teksa niset i qetë dhe i çliruar nga të gjitha detyrimet politike për pushimet verore.

Me djalin e tij dyvjeçar në krah, BoJo ka dalë nga dera e pasme e Downing Street. Ashtu si babai i tij, vogëlushi duket se nuk e ka aq shumë qejf erën që fryn, pasi kaçurellat e tij bjonde “bezdisen” dhe shpupuriten lehtë.

Djaloshi i vogël u pa për herë të fundit dy javë më parë në ceremoninë e dorëheqjes së Boris Johnson pasi deputetët e tij konservatorë u kthyen kundër tij pas një vargu skandalesh disamujorë.

Pas dhënies së deklaratës së tij, kryeministri u përshëndet nga gruaja Carrie si dhe Wilf dhe vajza shtatë muajshe Romy brenda Nr.11 – shtëpia që së shpejti do të duhet të lirojnë.

0 Pay Boris Johnson
0 Pay Boris Johnson

Një burim i brendshëm tha për natën para dorëheqjes së tij mahnitëse: “Boris më pas foli për gjendjen e tij të vështirë me Carrie-n, e cila ka një tru të mprehtë politik. Ajo i tha atij se mendonte se ndeshja kishte përfunduar, por ata ranë dakord ta tentonin edhe njëherë golin”.

Në fillim të këtij muaji u raportua se kryeministri planifikoi të ndërtonte një shtëpi në pemë me vlerë 150 mijë paund për djalin e tij të vogël në Chequers.

Çifti donte të ndërtonte shtëpinë gjatë vjeshtës 2020, por u tërhoqën për arsye sigurie. Dizajni i shtëpisë së pemës përfshinte xham antiplumb, por mund të shihej buzë rrugës, duke bërë që policia të paralajmëronte kryeministrin për rreziqet e përfshira.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com