FOTOLAJM/ “Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri” – Rama publikon foton me dy shqiptarë të Akademisë ‘West Point’: Do të sjellin në shërbim të atdheut…





Gjatë vizitës në Akademinë Ushtarake “West Point” në Neë York kryeministri Edi Rama është takua me dy shqiptarë, të cilët shërbejnë atje.

edi rama

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një foto me dy shqiptarët, ndërsa thotë se ata do të sjellin në atdhe dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York, ku është pritur me një ceremoni ushtarake.

Rama thote se kjo vizitë vjen në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sëbashku me kryeministrin shqiptar, në SHBA është dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë ceremonisë së pritjes është vendosur dhe himni kombëtar shqiptar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *