FOTOLAJM/ Kjo është vula e re e PD-së, u miratua në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha









Në Kuvendin e sotëm të PD, që u thirr nga Sali Berisha mes të tjerash është vendosur që të rikthehet edhe vula e PD dhe simboli i saj, ashtu siç kanë qenë kur është themeluar partia.

Po ashtu sot është miratuar në parim statuti i Partisë Demokratike. U miratua neni për primaret, referendumi, neni për fraksionet në PD, neni Basha-kryetari shkarkohet pas humbjes dhe delegatët votuan 67 nenet e statutit të ri.

Po ashtu  gjatë ditës së sotme, delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe i nënkryetarëve.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

vula e re e pd

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *