FOTOLAJM- Mandati i vetingut/ Kuvendi pritet të votojë ndryshimet kushtetuese, përfaqësues të SHBA dhe BE mbërrijnë në seancë plenare








Përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë si dhe të ambasadës së Bashkimit Evropian kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë mesditën e kësaj të enjteje, për të ndjekur seancën plenare.

Perfaqesues të SHBA DHE BE vijnë ne Kuvend per te ndjekur Seancën

Prania e tyre në këtë seancë vjen për të parë nga afër votimin që pritet të bëjnë deputetët në Kuvend për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të mandatit të institucioneve të vetingut.

Si mazhoranca, edhe Partia Demokratike ka deklaruar votën pro këtyre ndryshimeve kushtetuese për vetingun.

Më herët, pak para se seanca plenare të niste në Kuvend, reagoi në Tëitter edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila i bëri thirrje deputetëve të lënë mënjanë politikën dhe ta votojnë sot zgjatjen e mandatit të vetingut për Shqipërinë dhe integrimin e saj evropian.

Perfaqesues të SHBA DHE BE vijnë ne Kuvend per te ndjekur Seancën2 Perfaqesues të SHBA DHE BE vijnë ne Kuvend per te ndjekur Seancën3 Perfaqesues të SHBA DHE BE vijnë ne Kuvend per te ndjekur Seancën4 Perfaqesues të SHBA DHE BE vijnë ne Kuvend per te ndjekur Seancën5

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.