FOTOLAJM/ Përgatitjet e fundit për Kuvendin Kombëtar të PD-së, ja si duket skena dhe podiumi ku do të mbahen fjalimet









Duket se çdo gjë është gati për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike, ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve.

skena kuvendi i pd

Panorama.al ka siguaruar një foto nga brenda ambienteve, ku duket skena dhe podiumi në të cilën do të mbajnë fjalën Lulzim Basha dhe të pranishmit e tjerë.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më para slogani i Kuvendit të PD është “Zgjedhim të Ardhmen”.

Kryedemokrati Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës.

Kujtojmë që Kuvendi i thirrur nesër nga Kryesia e PD-së do të zhvillohet një javë pas Kuvendit të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Po nesër Berisha pritet të zhvillojë një referendum ku do t’u kërkojë anëtarëve të votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Basha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.