FOTOLAJM/ Selia blu nën rikonstruksion total nga Komisioni i Rithemelimit, zhvishet e gjithë fasada e jashtme dhe sloganet e Bashës






Një ditë pasi gjykata vendosi të njihte statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, selia e Partisë Demokratike i është nënshtruar mbrëmjen e kësj të shtune një rikonstruksioni të jashtëm.

Krahës nisjes së punës për heqjen e dyerve të blinduara, janë hequr plotësisht logot dhe sloganet e ish-kryetarit Lulzim Basha që vishnin xhamat e godinës.

Duket se vendimi i gjykatës, i cili i dha të drejtë vendeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, ka hapur rrugën që Komisioni i Rithemelimit të marrë nën administrim godinën e selisë blu.

Megjithatë kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se pala që ai përfaqëson nuk bie dakord me vendimin e gjykatës dhe do ta apelojë atë.

pd 11 pd 12 pd 13 pd 14 pd 15 pd 20

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.