FOTOLAJM/ Sot seanca në GJKKO, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri në sallën e gjyqit për të kërkuar lirinë

BalkanWeb ka siguruar foton e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri në sallën e gjyqit.

gazetarja Klodiana Lala raporton se ka nisur seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Seanca mbahet për zëvendësimin e masës së sigurisë, teksa Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Avokatët e tij kërkojnë masë më të lehtë sigurie dhe mbahet pa praninë e medias.

Kujtojmë se Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts