FOTOLAJM/ Të rrethuar nga delet dhe plot batuta, ja si po përgatitet Kombëtarja në prag të duelit me Spanjën






Në drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik, futbollistët kuqezinj kanë zbritur dje në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për seancën e parë me ngarkesë të plotë.

Reja

E veçanta e këtij kompleksi është që ka një mori fushash rreth saj dhe këtu ka ndodhur një episod komik aq edhe normal. Ngjitur me fushën është parë një pushtim i një tufe delesh.

Këtë ndodhi e ka treguar një nga zyrtarët e federatës që në rrjetin e tij social poston foton me mbishkrimin: “Një pushtim i lezetshëm i fushës”.

Tufa e deleve

Nuk munguan dhe batutat në stërvitje. Manaj ndihmon Gjasulën dhe anasjelltas, ky i fundit i vjen në ndihmë edhe Cikalleshit, ndërsa Qazim Laçi merret me Elseid Hysajn që në një moment i thotë me shaka Laçit që po vonohej: “Hë mo djalosh!” Ndërkohë, Laçi pasi ia merr dorën GPS, ia vendos edhe Hoxhallarit.

Ndërkohë që pasditen e sotme, Kombëtarja zhvilloi edhe seancën e radhës stërvitore, ku u konfirmuar edhe mungesa e Amir Abrashi, që nuk do të jetë i gatshëm ndaj Spanjës. pasi nuk ia ka dalë që të rikuperohet në kohë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.