Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu është fiksuar ditën e sotme nga paparazët në Kuvend, teksa mbushte kohën e lire me vizatime.
Duket se Gogu po shkon drejt gjurmëve të kryeministrit Rama, i cili shpesh herë është parë teksa pikturon edhe në Parlament, apo edhe në zyrën e tij, teksa zhvillon edhe takimet.
Por gjatë seancës deputeti socialist, duket se nuk e ka pasur mendjen tek zhvillimet politike apo tek kriza ekonomike, por të gjithë përqendrimin e tij duket se e ka hedhur në letër teksa vizaton “lepurusha”.
“Artin e tij”, duket se nuk e kanë ndalur dhe deputetët e tjerë si Majko dhe Bushka, të cilët kanë vijuar bisedat, ndërkohë që deputeti i PS-së ka vijuar skicimin e “kukullave të pikaçu-s”.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al