FOTOLAJM/ U largua nga Basha, Agron Gjekmarkaj afrohet menjëherë me Foltoren! Nisma e të revoltuarve, kërkojnë jo vetëm dorëheqje, por edhe firmat për…






Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike vetëm për dy muaj, Agron Gjekmarkaj, menjëherë sapo dha dorëheqjen nga postet politike në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit, duket se ka nisur negociatat për t’u afruar me Berishën.

Para pak ditësh e akuzonte se pasi u shpall “non grata” nga SHBA, po kërkon ta shndërrojë PD-në, njësoj si LSI-në, në një parti familjare. Dje, gjatë seancës parlamentare, Gjekmarkaj është fotografuar nga fotoreporteri i gazetës “Panorama.al”, teksa në kafen e Parlamentit pinte alkool me dy deputetët demokratë që janë pjesë e lëvizjes së ishKryeministrit Sali Berisha.

Nuk dihet me saktësi se ku ka qenë fokusi i bisedës, por Berisha në daljet e fundit ka deklaruar se është në komunikim me çdo deputet dhe se është i hapur ndaj gjithsecilit.

Nisma e përjashtimit Godina e Parlamentit ditën e djeshme është bërë strehë jo vetëm e diskutimeve të projektligjeve, por edhe e negociatave mes demokratëve për të trysnuar Lulzim Bashën për të dhënë dorëheqjen dhe për të caktuar mbledhjen e ardhshme të Grupit të PD-së për të diskutuar mbi formulën që do të ndiqet për të dalë nga situata.

Burime të gazetës “Panorama.al” bënë me dije se mes deputetit Agron Gjekmarkaj, Grida Dumës e Ervin Salianjit janë duke negociuar me deputetët për të firmosur një dokument që, pasi të sigurohen firmat e tyre, të depozitohet në Parlament, ku përjashtohet Lulzim Basha nga Grupi i PD-së.

noka-gjekmarkaj-edi-paloka1 (1)

Të ndihmuar edhe nga deputetët Flamur Noka dhe Edi Paloka, gjatë gjithë ditës së sotme, ata janë përpjekur të bindin disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së, kryesisht të rinj në listë, që të firmosin një letër, me anë të së cilës përjashtojnë kryedemokratin nga Grupi i PD-së.

“Përgjegjësia kryesore për këtë humbje bie mbi kryetarin i Partisë, Z. Lulzim Basha, si drejtuesi kryesor i fushatës zgjedhore. Me veprimet dhe mosveprimet e tij gjatë fushatës, mungesën e lidershipit politik gjatë kësaj fushate, kryetari i Partisë ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë rezultat. Qëndrimi i tij publik refuzues për të marrë përgjegjësitë politike për këtë humbje dhe humbjet e mëparshme zgjedhore, pavarësisht rrethanave të tjera, përbëjnë cenim thelbësor të interesave politike dhe elektorale të Partisë Demokratike tani dhe në të ardhmen.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, si mbajtësi i tagrit përfaqësues më të gjerë elektoral dhe atij më të lartë institucional, tagër që derivon nga vota e drejtpërdrejtë e 622.000 zgjedhësve shqiptarë, ka përgjegjësinë të marrë masa që veprime të tilla të kryetarit të Partisë Demokratike që njëherazi është edhe deputet anëtar i Grupit Parlamentar, të mos vazhdojnë të cenojnë interesat dhe objektivat politikë dhe elektoralë të Partisë Demokratike dhe Grupit Parlamentar të saj, në funksion të qëllimit dhe interesit publik për forcimin e demokracisë dhe mirëqeverisjes në vend, duke siguruar rrotacion politik në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare.

Për sa më sipër, në mbledhjen e tij, në përputhje me Statutin dhe rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nenet 15 në vijim të Rregullores së Kuvendit, në prani të kuorumit të nevojshëm dhe me shumicë votash, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, VENDOSI: Marrjen e masës disiplinore ‘Përjashtim’ nga Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike për deputetin z. Lulzim Basha. Në vijim të masës disiplinorë sa më sipër, deputeti z. Lulzim Basha humbet çdo tagër përfaqësimi për llogari të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe drejtimit të tij”, shkruhet në formatin e letrës së hartuar, por që ende nuk ka asnjë firmë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.